Mirlind Daku, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social është shprehur me mesazh emocionues me ngjarjen e ndodhur në Gllogjan, shkruan Sheshi.info
Daku sot ka shënuar gol në fitoren e Osijekut, por festimi i është ndalur në moment pas ndeshjes, derisa ka marrë lajmin për tragjedinë e ndodhur në Gllogjan. Sulmuesi është prekur thellësisht për viktimat dhe ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave dhe u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.
“U gëzova shumë për golin e shënuar sonte por shpejtë ky gëzim u ndërpre. Kur lexova për ngjarjen tronditëse në Gllogjan, u preka thellësisht. Dua t’i dërgoj ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar Daku.