Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi ka reaguar për rastin e gjuajtjes me armë që ndodhi pak më parë në Deçan.
Ai këtë lajm e ka cilësuar si shumë shqetësues dhe u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.
“Plagë pas plage, edhe një lajm shumë shqetësues, këtë radhë nga Deçani i Kosovës. Zot, fal mirësi dhe paqe në zemrat e njerëzve! Ngushëllime familjeve të viktimave, dhimbje për të gjithë ne, shërim për të lënduarit”, ka shkruar Grubi në rrjetin social Facebook.