Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ftuar të gjithë qytetarët që të mblidhen në qendër të qytetit në ora 16:00 për të ndezur qirinj në nderim të tre personave që mbetën në vdekur në sulmin me armë që ndodhi mbrëmë.
Ramosaj tutje thotë se qirinjt do të ndezen edhe në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që mbrëmë humbën tragjikisht më të dashurit e tyre, njofton Klankosova.tv.
“Të dashur qytetarë të komunës së Deçanit, ju ftoj që sot, në ora 16:00, të takohemi në qendër të qytetit, për të ndezur qirinjë në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që mbrëm tragjikisht humbën më të dashurit e tyre!”, ka shkruar Ramosaj në rrjetin social Facebook.