Kandidatët për deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan po mbështeten në mënyrë madhështore nga qytetarët gjithandej territorit të komunës. Një pritje të tillë ata e kanë gjetur sot edhe ne fshatin Ponesh, përderisa i kanë dhënë goditjen e fundit rivalëve.
Lutfi Haziri, kryetari i LDK’së në Gjilan dhe njëherit nënkryetar në nivel qendror, i falënderoi banorët e kësaj ane për mbështetjen dhe pjesëmarrjen masive në këtë takim.
“Sot më keni bërë nderë mua, kandidatëve dhe LDK’së. Respektin dhe përkrahjen e madhe që po na jepni, ne do t’ua kthejmë me punë dhe angazhim. Lufta ka përfunduar. Tash duhet të bëhemi luftëtarë të paqes. Kandidatët tanë do të shkojnë në Kuvendin e Kosovës me përkrahjen tuaj. Poneshi është fotografia më e mirë e Gjilanit. Vend ky, ku gjindet mësuesi i mirë, luftëtari i mirë, hoxha i mirë, përfaqësuesi i mirë. Tubimi i djeshëm në Palestër nuk kish me qenë i plotë pa Poneshin. Me juve e plotësojmë fitoren, tha Haziri.
Ndërkaq, duke iu drejtuar të pranishmëve, kandidatja e LDK-së për deputete, Lirije Kajtazi tha se jeni bashkuar për qëllimin më të mirë. “LDK-ja dhe koalicioni është garancë për përrmirësimin e jetës tuaj”, tha ajo.
Ndërkaq, kandidati tjetër i LDK’se Dr.Imet Rrahmani tha se kemi vendosur të jemi kudo që kërkohet. “Ata ikën nga mirëqeverisja sepse nuk deshën një shtet ligjor. Ju e keni mundesinë të votoni listën më të mirë që e ka Kosova”, pohoi Rrahmani.
Ndërkohë, kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi falënderoi të pranishmit për angazhimin e madh në vazhdimësi, duke thënë se lista e LDK’së është më e mira. “Cilindo kandidat që ta votoni nga lista e LDK’së, nuk gaboni sepsë kjo listë i ka njerëzit më të mire, theksoi ajo.
Përderisa kandidati Isa Agushi tha se vet prezenca e juaj këtu, flet shumë për përkrahjen e madhe që po na ipni. “LDK ka njerëz që kanë qenë në vijën e parë të frontit. Lista e LDK’së është listë e intelektualëve. Do t’ju përfaqësojmë dinjitetshëm”, tha Agushi.
Në fund kandidatët Avdil Halimi dhe Bajrush Ymeri kërkuan mbështetjen e qytetarëve më 11 qershor, duke kërkuar që të votohet për një shtet ligjor.
08.06.2017 Saranda BLLACA – zëdhënëse e shtabit
______________________________________