Kryetari në detryrë i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë sot inaugurimin edhe të objektit të ri të Shkollës së Arteve.
“Ky objekt do të jetë i gatshëm për disa ditë, por qëllimi i viztës është që të bartet aseti tek drejtori i shkollës, tek prindërit dhe nxënësit. Ky objekt është më i miri në regjion, i cili përpos edukimit, ka edhe salla të vogla e të mëdha dhe programe sipas nevojave të nxënësve e mësëmdhënësve. Arsyeja e dytë është përshëndetëse me ju, meqë pas disa ditësh do ta dorëzojë detyrën e kryetarit të Komunës. Ju falënderoj shumë për bashkëpunimin e madh ka thënë Haziri.
Drejtori i shkollës së muzikës, Kushtrim Jakupi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin që të jetësohet shkolla e arteve, si një objekt super modern.