Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka thënë thotë se aleatët e NATO-s duhet të “lidhin pikat” dhe “të zgjohen” nga përpjekjet ruse për të destabilizuar rajonin.
Ai tha për se ngjarjet e fundit treguan se Kremlini dhe aleatët donin të “ndryshonin sistemin gjeopolitik” dhe “të përçanin” BE-në. Ai po ashtu përmendi grumbullimin e forcave ruse pranë Ukrainës, rritjen e çmimeve të gazit dhe krizën në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë.
Komentet e tij vijnë përpara një takimi të ministrave të NATO-s të martën.
NATO, e cila është aleanca më e fuqishme e mbrojtjes në botë , dhe liderët e BE-së kanë akuzuar kohët e fundit Bjellorusinë për orkestrimin e një krize migrantësh në kufirin e saj me Poloninë.
Morawiecki tha për BBC-në se “nuk ishte tepër vonë për të vepruar”, por mund të ndodhë pas disa muajsh.
“Gjëra të këqija mund të ndodhin në Ukrainë për shembull, ose mund të ketë një problem tjetër të madh migracioni për të gjithë Evropën“, tha ai.
Morawiecki tha se ai besonte se “autori i menjëhershëm” pas krizës kufitare ishte udhëheqësi i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, por “ai ka sponsorin e tij, ai ka drejtorin e tij” në Kremlin – duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin.
“Të gjitha pjesët e enigmës së bashku paraqesin një pamje jo shumë të mirë”, përfundoi ai.
Kryeministri polak tha gjithashtu se, pavarësisht mosmarrëveshjeve me Bashkimin Evropian, thashethemet për largimin e Polonisë nga blloku, i njohur si Polexit, ishin të ekzagjeruara.
Ai gjithashtu mohoi akuzat se qeveria e tij po shkelte ligjet e BE-së me trajtimin e emigrantëve, kufizimet e abortit dhe reformat gjyqësore, dhe e përshkroi Poloninë si një shtet anëtar të “mendimit të shëndoshë“.
Morawiecki tha se propaganda ruse “po përpiqet të ushtrojë presion të madh mbi Bashkimin Evropian për t’u shpërbërë” dhe “të na përçajë të gjithëve“.
Ministrat e Jashtëm të NATO-s, përfshirë Sekretarin e Shtetit të SHBA, Anthony Blinken, do të takohen të martën në Riga, Letoni për bisedime.