Pas njoftimit të aktores dhe deputetes Adriana Matoshi, se do të operohet të mërkurën pasi i është rikthyer tumori në tru, këngëtari Labinot Tahiri ka deklaruar se nëse është e nevojshme, do të dalë në rrugë për të mbledhur para për shërimin e saj.
Labi sot ka shkruar se nëse është nevoja, do të dalë në rrugë për të mbledhur para për shërimin e Adrianës.
“NËSE ADRIANËS I DUHET NDIHMA JONË NE JEMI ATY 24 orë…Kam dalur për shumë kënd në rrugë, në borë e në shi, për nëna, vajza, motra e vëllezër, të rinj e të reja, për të bërë atë që quhet mrekulli, duke grumbulluar brenda orëve me qindra mijëra euro se bashku me shqiptarët anekënd botës. Nëse rastësisht i duhet ndihma nga ana jonë, për të grumbulluar mjete për shërim jashtë vendit, prapë edhe për artisten tonë, do të dale në rrugë si ushtar i saj, për të bërë çmos që ajo ta luftojë këtë sëmundje!”, ka shkruar Labi.
Matoshi i është përgjigjur Tahirit me një koment në Facebook, ku e ka falënderuar për iniciativën. Ajo ka treguar se operimi i saj nuk ka kushtuar shumë dhe se i kanë dalë në ndihmë shoqëria dhe kolegët.
“E vlerësoj shumë iniciativën e faleminderit nga thellësia e shpirtit. Faleminderit Zotit operacioni im nuk ka kushtuar aq shtrenjtë dhe gjithashtu koleget dhe shoqëria me kanë ndihmuar. Uroj që gjithsecili njeri që është i sëmurë të ketë forcën e Zotit për me përballu dhimt e njerëzit për rreth që e kanë zemrën e madhe për kontribut. Ju dua fort”, i është përgjigjur Tahirit Matoshi. /GazetaSinjali/