Kryeministri i ardhshem i Kosovës Albin Kurti. Albin Kurti në një fjalim të shkurtër gjatë iftarit të mbrëmshëm të kandidatëve për deputet e LVV nga Gjilani me Bashkësinë Islame dhe me besimtarë të devotshëm të ramazanit shprehu kënaqësinë për prezencën e tij dhe uroi besimtarët për këtë muaj të Ramazanit. Ndërkaq, i ftoi të dalin në Zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre. “Kam nderin dhe kënaqësinë që të i’u uroj këtë muaj feste e sakrifice për ju, dhe uroj që ditët e mbetura të agjërimit t’i kaloni sa më lehtë. Lëvizja VETËVENDOSJE! beson në vazhdim të bashkëpunimit me Bashkësinë Islame në mënyrë që bashkarisht të jemi promotorë të ndryshimeve pozitive në të mirë të qytetarit. Një ditë të tillë e kemi edhe 11 qershorin, ditë kur populli vendos për të zgjedhurit e tyre, andaj ju ftoj të gjithë së bashku të drejtoheni te kutitë e votimit dhe të vendosni për ata që do të qeversin me vendin” Ndërsa Naim Aliu kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan falenderoi Albin Kurtin dhe kandidatët për deputet për iftarin e shtruar dhe tregoi se bashkëpunimi mes tyre dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan ka qenë i shkëlqyer gjithmonë, ndërsa uroj që kjo të vazhdoj edhe më tutje. “Jemi të nderuar me prezencën në këtë iftar të themeluesit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ne në Gjilan gjithmonë kemi pasur një bashkëpunim të mirëfilltë me Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan dhe uroj që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe më tutje.
Albin Kurti merr pjesë në iftarin e shtruar me Bashkësinë Islame në Gjilan
Ndani këtë artikull
Lini një koment