Artistja e njohur, Adriana Matoshi, është në gjendje stabile shëndetësore.
Këtë për KlanKosova.tv e konfirmoi një mike e saj, e cila tregoi se operacioni ka kaluar me sukses dhe se tashmë ka dalë nga kujdesi intensiv.
“Është mirë, në gjumë, nën efektin e terapisë pas ndërhyrjes. Po kujdesem për të gjatë gjithë kohës së bashku me familjarët e saj”, deklaroi mikja e saj që po i qëndron afër.
Kujtojmë se Matoshi, e cila është gjithashtu edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, para pak ditësh njoftoi se i ishte rikthyer tumori në tru pas nëntë vjetësh.