Më datë 02 Dhjetor 2021, Zyra e Komisionerit për Gjuhë (ZKGJ) dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë Misioni në Kosovë (OSBE), Organizuan Ceremoninë e ndarjes së çmimit “Praktikën më të mirë në zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Kosovë”.
Në fjalën hyrëse të z. Slaviša Mladenović – Komisionari për Gjuhët në kuadër të zyrës së Kryeministrit, theksoi që MZHR në vitin 2019 dhe 2020 është shpërblyer çmimin kryesore për zbatimin e Ligjit për gjuhë dhe VAZHDON të mbajë të njëjtin nivel të respektimit të LIGJI NR. 02/L-37 PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE.
Në këtë ceremoni MZHR u përfaqësua nga znj.Arta Maloku – Udhëheqëse e Divizionit për Komunikim Publik, e cila është mirënjohës dhe falënderues që gjithmonë gjejnë përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme nga Ministri z. Fikrim DAMKA, Sekretari i përgjithshëm z.Besim Kamberaj si dhe për gjithë stafin e MZHR-së.
Ministria e Zhvillimit Rajonal përveç publikimit në gjuhët zyrtare shqip – serbisht këtë vit ka praktikuar në rrjetet sociale publikimin e informacioneve në gjuhën turke dhe në gjuhën angleze.
MZHR mbetet e hapur për bashkëpunim ndaj Zyrës së Komisionerit për Gjuhë, institucioneve tjera dhe partnerëve ndërkombëtar, në kuptim të respektimit të legjislacionit përkatës në fuqi për gjuhët zyrtare dhe përmbushjes së mandatit për avancimin e zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë.