Isha e nderuar që si deputete e Kuvendit të Kosovës dhe si kryetare e Forumit për Transparencë Parlamentare, të përfaqësoja Kosovën në Samitin për Demokraci, organizuar nga House Democracy Partnership (United States House of Representatives).
Samiti po mbahet në formën virtuale dhe unë isha paneliste e sesionit të dytë, ku trajtuam temën “Avancimi i integritetit përmes parlamenteve – Si mund ta udhëheqin parlamentet luftën kunfër korrupsionit dhe kleptokracisë”.
Fola për të arriturat dhe punën që Kuvendi i Kosovës po bënë në aspektin e legjislacionit si dhe angazhimin e pashoq të Forumit për Transparencë Parlamentare, për ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies në Kuvend.