Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi i pas një mosmarrëveshje me veturë ka goditur viktimën mashkull kosovar, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Ponesh, Gjilan më 03.12.2021, në orën 08:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me veturë ka goditur viktimën mashkull kosovar, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë”, thuhet në raport.
Si pasoj, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/