Tema e trekëndëshit Donald-Bora-Beatrix po përflitet ngado e thuajse nga të gjithë.
Spektakli i mbrëmshëm i Big Brother Vip ishte i mbushur përplot me surpriza, diskutime e përballje, shkruan lajmi.net.
Produksioni ka vendosur që pas tërë këtij lëmshi të krijuar nga Donaldi mes dy vajzave të famshme në Shqipëri ti tregojë atij se Bora po e pret jashtë ashtu edhe siç e kishin lënë kur shkëmbyen puthjen e tyre brenda shtëpisë.
Donaldi u ndie shumë keq por tani është i lidhur me Beatrix dhe nuk e ka të lehtë të ndahet.
Në lidhje me këtë situatë ka folur edhe Milaim Zeka i cili ishte i ftura në emisionin “Goca dhe gra” të drejtuar nga Fatma Haxhialiu, Olesia Leço, Krista Merkoçi dhe Tea Trifoni.