Ish-senatori amerikan, Bob Dole, miku i madh i Kosovës, ka vdekur sot në mëngjes në moshën 98-vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë.
Dole miqësinë me shqiptarët e kishte të kamotshme.
Kjo dëshmohet edhe në një fotografi me ngjyra bardhë e zi ku është i pranishëm Dole dhe ka në duar flamurin kuq e zi.
Fotografia u publikua nga redaktori i gazetës shqiptare në New York “Illyria”, Ruben Avxhiu në Twitter.
“U prehsh në paqe, ju jeni një patriot i mrekullueshëm amerikan. Shqiptaro-amerikanët nuk do t’iu harrojnë kurrë juve. Njerëzit e Kosovës nuk do t’iu harrojnë kurrë”, shkroi ai.