Sindikatat e vendit kanë reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka lënë të nënkuptohet se qytetarët kanë nevojë të kenë përfaqësues tjerë në krye të sindikatave.
Rrahman Jashari nga Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka thënë se kjo është hera e parë që nga paslufta që një kryeministër i vendit e thotë një deklaratë të tillë.
“Është hera e parë që nga paslufta që një qeveri e jep një deklaratë të tillë. Për atë se kush e udhëheq një sindikatë nuk e vendos Qeveria dhe asnjë ministri, vendos vetëm anëtarësia e atij sektori,” ka thënë Jashari.
“Në SBASHK në çdo katër vjetët mbahet kongresi, delegatët vendosin se kë do ta zgjedhin për t’i drejtuar,” ka thënë Jashari.