Majlinda Kelemendi, përmes një ceremonie shtetërore, sot do të pensionohet si xhudiste aktive.
Me këtë rast do të organizohet një ceremoni nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila do të mbahet në objektin e institutit “Ali Hadri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00
Maljlind Kelmendi do të pensionohet me një sukses të lartë, që e ka arritur gjatë karrierës së saj.
Në vitin 2009, Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Juniorëve në Paris.
Në vitin 2010, ajo doli e 5-ta në Kampionatin Botëror të Juniorëve në Marok dhe përfundoi e 9-ta në kategorinë 52 kg në Kampionatin Botëror të Xhudos 2010 në Tokio, Japoni.
Në Kampionatin Botëror të Xhudos 2013, Kelmendi i dha Kosovës titullin e saj të parë botëror në xhudo, pasi ajo mundi Erika Miranda të Brazilit në ndeshjen e medaljes së artë −52 kg në Rio de Zhaneiro.
Kelmendi e ruajti titullin botëror në vitin 2014.
Ajo humbi vetëm dy herë në vitin 2013 dhe kishte mundur të gjithë në kategorinë e saj, teksa nuk e mbrojti titullin vitin e ardhshëm për shkak të lëndimit.
Në shkurt 2016, ajo fitoi medaljen e artë në Paris Grand Slam, duke e bërë titullin e saj të tretë radhazi pasi e fitoi në 2014 dhe 2015.
Dy muaj më vonë, ajo fitoi një medalje të artë në Kampionatin Evropian të Xhudos 2016 në Kazan, Rusi.
Në Lojërat Olimpike Verore 2016, ajo u bë kosovarja e parë që fitoi një medalje të artë, për Kosovën në Lojërat Olimpike.
Kelmendi gjatë gjithë karrierës ka fituar 32 medalje të arta, gjastë të argjendta dhe tetë të bronzta.
Derisa tani ajo do të vazhdojë punën si trajnere përkrah, mentorit të saj, Driton Kuka. /Klankosova.tv/.