Kryeministri Albin Kurti nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me procesin e hetimeve që është duke u kryer për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan, javë më parë.
Ai deklaroi vetëm se sasia e informacionit për këto vrasje, është duke u shtuar meqë atje po punojnë hetuesit më të mirë.
”Sasia e informacionit për vrasjen e trefishtë është duke u shtuar meqë hetuesit më të mirë tanë janë përfshirë atje. Por kur të ketë diçka konkrete për vrasjen e tyre natyrisht që do t’ju njoftojmë”, tha Kurti.
Ndryshe në këtë tragjedi mbetën të vrarë dy nxënës dhe shoferi i autobusit në Gllogjan.