Ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ironizuar pak me reshjet e borës në kryeqytet.
Në ditën e parë pasi la punën si kryetar, Ahmeti ka ironizuar me borën nëpër rrugët e Prishtinës, duke thënë se për pak ishte duke bërë aksident.
“Kesh tu bo ndeshje, si kishin pastru rrugët. Komuna e Prishtinës ku jeni”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.
“Mirë qenka qështu!”, ka shtuar ai duke lënë të kuptohet se më lehtë është në rolin e kritikut.
Ahmeti ka përfunduar mandatin e dytë di kryetar i Prishtinës. Ai udhëhoqi për tetë vite me Prishtinën derisa nuk kandidoi për mandatin e tretë. Prej sot, kryetar i Prishtinës është Përparim Rama