Gjilan, 22 qershor 2017 – Organizuar nga organizizata “Rinia Studentore” dhe e mbështetur nga Njësia për Rini e Komunës, sot në teatrin e qytetit të Gjilanit është shfaqur filmi “Fast and Furious 8”.
Ky aktivitet, në të cilin morën pjesë qindra të rinjë, ka pasur karakter bamirësie pasi mjetet të cilat janë grumbulluara do të shkojnë për bamirësi, përkatësisht për ndihmë familjeve me gjendje të rëndë sociale në prag te festës së Fitër Bajramit.
Aktivitetin me qëllim bamirësie, në emër të Komunës e ka mbështetur edhe kryetari Lutfi Haziri, në vlerë prej 100 euro.