Gruaja nga Gjilani e mashtroi punëtorin e postës
Një grua nga Gjilani ka porositur një dërgesë në vlerë prej 2 mijë e 650 euro me postë të shpejtë, ndërsa në momentin kur punëtori i postës ia dërgon porosinë, ajo e mashtron duke i thënë se po shkon për t’i marrë paratë që ta kryejë pagesën dhe largohet në drejtim të panjohur.
E dyshuara është paraqitur me emër të rrejshëm, ndërsa punëtori i postës e ka lajmëruar rastin në polici.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje, kurse gruaja e dyshuar është arrestuar sot, e cila e ka pranuar se e ka kryer veprën penale ‘Mashtrim’.