Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një statusi në facebook, ka thënë se ishte i nderuar të priste në takimin e parë, ministrin Elbert Krasniqin shkruan Radio Star.
Hyseni ka treguar se gjatë këtij takimi është prezentuat edhe modeli i ri i standartit qeverisës që do të sjellim në Gjilan.
Shkrimi i plotë:
I nderuar të prisja në takimin e parë në cilësinë e Kryetarit të Komunës, ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi.
Biseduam mbi mundësitë e bashkëpunimit e të ndërveprimit mes nesh, si dhe prezantuam modelin e ri të standartit qeverisës që do të sjellim në Gjilan./radiostargjilan/