Edhe pse të vogla në madhësi, milingonat së shpejti mund të luajnë një rol të madh në mbrojtjen e shëndetit tonë.
Sipas një studimi, insektet një ditë mund të përdoren për të zbuluar kancerin. Shkencëtarët kanë zbuluar se milingonat, ashtu si qentë, mund të ‘nuhatin’ sëmundjen.
Në eksperimente të ndryshme, qentë kanë zbuluar lloje të ndryshme – për shembull, gjetjen e kancerit të gjirit dhe mushkërive duke nuhatur frymën e pacientëve, shkruan DailyMail.
Por një studim tani ka zbuluar se milingonat kanë një ‘potencial të lartë’ për t’u përdorur si një formë zbulimi.
Hulumtuesit zbuluan se pas vetëm disa minutash stërvitje, milingonat e zeza të formica fusca ishin në gjendje të dallonin qelizat e shëndetshme njerëzore nga ato kanceroze.
Kjo, besojnë ata, sepse qelizat e shëndetshme dhe kancerogjene lëshojnë komponime të ndryshme që milingonat mund t’i dallojnë nga nuhatja.
Shumica e njerëzve mbështeten në një MRI, mamografi ose teste gjaku, të cilat mund të jenë të shtrenjta dhe invazive, për të kapur qelizat kancerogjene.
Studimi, në revistën iScience, është i pari që tregon se milingonat kanë ‘potencial të lartë, janë të afta të mësojnë shumë shpejt, me kosto më të ulët dhe janë efikase’.
Autorët, nga Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore, thanë: “Ne tregojmë se milingonat individuale kanë nevojë për vetëm disa prova stërvitore për të mësuar, memorizuar dhe zbuluar në mënyrë të besueshme erën e qelizave të kancerit njerëzor”.