Kandidati i LDK’së për kryeministër, njëherit kryetar i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sot kanë mbajtur takimin e Kryesisë dhe Kryetarëve të Degëve.
Abdixhiku ka thënë se kanë finalizuar orarin elektoral, agjendën zgjedhore e shtabin, shkruan Reporteri.net.
“Momentum i mirë! Unitet e përkushtim siç na duhet tani! I falenderova për angazhimin në ‘Turneun e Ndryshimit’, u kërkova angazhim monumental në një moment historik për vendin. LDK-ja është dhe do të mbetet shtëpia e shpresës për të gjithë ata që besojnë në Kosovën e mundësive, dinjitetit dhe mirëqenies. Ndryshimi po vjen – dhe së bashku do ta sjellim këtë ndryshim më 9 shkurt! Bëhu ndryshimi!”, ka shkruar Abdixhiku.