Lajme

AGK reagon pas sulmit ndaj gazetarëve shqiptarë e serbë në veri

Prishtinë- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësim për ambientin e rëndë dhe të pasigurt të punës për gazetarët gjatë ditës së sotme në komunat veriore të Kosovës, ku thuhet se janë sulmuar disa gazetarë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social në Facebook, AGK bën të ditur se sipas raporteve, janë sulmuar disa gazetarë të medieve të ndryshme shqiptare në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës dhe një tjetër incident ka ndodhur rrugës për në Leposaviq ku protestuesit kanë ndjekur nga pas veturat me gazetarë.

Po ashtu, në reagimin e AGK-së thuhet se protestuesit kanë sulmuar edhe gazetarët e portalit lokal “Kossev”, ashtu që redaksia është detyruar t’i tërheq ekipet e saj nga terreni.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close