Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur për zgjedhjet e 14 nëntorit dhe rezultatin e partisë së tij.
Abdixhiku në Pressing të T7 foli edhe për premtimet e kandidatëve dhe për qeverisjen qendrore në vend.
Ai tha se i kemi mbytur qytetarët me politikë çdo natë e me emisione ku diskutohet vetëm për politikë.
Tutje, Abdixhiku tha se Qeveria duhet të projektoj shpresë në vend, pasi theksoi se qytetarëve u janë shuar shpresat për një jetë të dinjitetshme në Kosovë.
“Problemi i vërtetë i Kosovës është mosprosperimi i kemi mbytë njerëzit me një zymtësi të madhe tash e sa vite, nuk u kemi lënë shpresë me besu pak se mund të bësh një jetë të dinjitetshme. I mbytëm me politikë çdo nate, edhe me emisione besa, i tranuam. I kemi larguar prej jetës kulturore e shoqërore. Krej çka ju flasim është që kemi me ja bë kështu, kemi me ja bë ashtu. Qeveria duhet të projektoj shpresë në këtë vend”, ka thënë Abdixhiku.