Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë vizitës që i bëri myftiut Naim Tërnava, bashkë me anëtarët e tjerë të kësaj partie, tha se kjo festë shërben për të kujtuar ata që sot nuk jetojnë më dhe për të qenë solidar me njëri-tjetrin.
“Sot bashkë me bashkëpunëtorë ishim për të uruar këtë festë e cila na mëson për solidaritet, bashkëpunim dhe për te kujtuar ata që kanë humbur jetën gjatë pandemisë, Urime”, tha Abdixhiku.
Myftiu Tërnava, gjatë ditës uroi besimtarët myslimanë për këtë festë dhe ftoi qytetarët që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat kundër koronavirusit, pasi siç u shpreh, “virusi është ende në mesin tonë”.