Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar heroin Agim Ramadanin në 25-vjetorin e vdekjes së tij.
Ai tha se komandant “Katana” dhe bëmat e tij janë ndër ditët më të lavdishme të historisë së vendit.
Abdixhiku u shpreh se përveç si një luftëtar dhe strateg i luftës, Agim Ramadani ishte edhe një artist i shquar.
“Në këtë përvjetor ne nderojmë përjetësisht figurën shumëdimensionale, unike e të papërsëritshme të Agim Ramadanit; nderojmë dhe kontributin e gjurmët e tij të pashlyeshme në rrugëtimin për liri e shtetndërtim”, thuhet në postimin e tij. /Zëri