Ade Oguns është përforcimi më i ri i SC Gjilanit. Futbollisti, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Ferizajt dhe la përshtypje me paraqitjet e tij, pritet t’i bashkohet skuadrës gjilanase për edicionin e ri.
Transferimi i Oguns vjen në kuadër të përforcimit të ekipit dhe synimit për të qenë konkurrues në garat e sezonit të ri.
Sipas raportimit të Gazeta Blic, merkatoja e Gjilanit ende nuk ka përfunduar. Në ditët në vijim pritet që klubi të prezantojë edhe një mbrojtës qendror.
Klubi pritet të zyrtarizojë së shpejti detajet e transferimeve të reja.









