Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi ka folur për zgjedhjet e reja që do të mbahen për të parin e kësaj federate të caktuara të mbahen më datën 6 prill.
Vet Ademi është kandidat për një tjetër mandat në krye të kësaj federate derisa për kundërkandidat do të ketë djalin e legjendës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrri, Gramoz Vokrrin, por që kandidatura e tij do të konfirmohet të hënën nëse është valide ose jo.
Duke folur rreth mundësisë që ai të ketë kundërkandidat në këtë garë, Ademi në emisionin “AS” në RTK ka deklaruar:
“Nëse ka kundër kandidat është ok, nëse nuk ka është edhe më ok sepse do të isha kandidat i vetëm”, ka thënë Ademi.
Ai gjithashtu ka treguar se në ditën kur Vokrri ka dorëzuar nënshkrimet, ishte në zyrën e tij por që nuk është takuar me atë.