Sot në Drenas nisi zyrtarisht rrugëtimi i ri i Superligës së Kosovës për edicionin 2026/27.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, uroi që kampionati i ri të sjellë rivalitet, spektakël dhe emocione të shumta, duke bërë thirrje për tifozët që të jenë pranë klubeve të tyre.
“Na priftë e mbara! Uroj të kemi një kampionat të bukur, me rivalitet, spektakël e shumë emocione.
Tifozëve u bëj thirrje: ejani në stadiume, qëndroni pranë klubeve tuaja dhe bëhuni pjesë e atmosferës që vetëm futbolli di ta krijojë.
Futbolli është më i bukur me tribuna plot!”

