Ahmet Korça, një kosovar që jeton dhe vepron në Zvicër, ka ndërmarrë një sfidë të jashtëzakonshme duke vendosur të udhëtojë në këmbë nga Zvicra drejt Kosovës.
Ai pritet të përshkojë rrugën për rreth 61 ditë, duke ndjekur rrugët zyrtare dhe duke kaluar nëpër disa shtete evropiane gjatë kësaj rruge të gjatë dhe simbolike.
Ky udhëtim unik shihet si një akt i vullnetit të fortë, disiplinës dhe lidhjes së thellë me vendlindjen. Korça synon të përçojë një mesazh për qëndrueshmëri, sakrificë dhe dashuri ndaj Kosovës.
Gjatë rrugëtimit të tij, ai pritet të dokumentojë përvojën dhe sfidat që do të hasë, ndërsa mbetet i vendosur ta përfundojë me sukses këtë marshim 61-ditor deri në Kosovë./Radio Star/










