Shkruan: Ismajl Veliu
Ajnur Maksuti, portier i Klubit Futbollistik “Ylli i Kuq” të Gjilanit, ishte një ndër mbrojtësit më të dalluar të portës së këtij ekipi.
Me paraqitjet e tij të sigurta, refleksin e shpejtë dhe guximin në çdo ndeshje, ai fitoi respektin e bashkëlojtarëve, trajnerëve dhe tifozëve.
Gjithmonë i gatshëm për të mbrojtur ngjyrat e klubit, Ajnuri shquhej për vendosmërinë, disiplinën dhe shpirtin luftarak në fushën e blertë.
Me pritjet e tij vendimtare në shumë ndeshje të rëndësishme, ai dha kontribut të çmuar në sukseset e ekipit dhe mbeti një nga portierët që la gjurmë në historinë e futbollit gjilanas.
Sot, emri i tij kujtohet me respekt nga sportdashësit e Gjilanit dhe nga të gjithë ata që patën fatin ta ndjekin në portën e “Yllit të Kuq”.
Ai mbetet pjesë e brezit të futbollistëve që me përkushtim, sakrificë dhe dashuri për sportin kontribuan në zhvillimin dhe afirmimin e futbollit në qytetin tonë.
Për shumë gazetarë sportivë dhe kronistë të kohës, Ajnur Maksuti ishte sinonim i sigurisë në portë dhe një ndër figurat më të respektuara të gjeneratës së tij.
Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Ajnur Maksuti dha kontribut të madh edhe si trajner i portierëve të KF Drita.
Me punën, profesionalizmin dhe përvojën e tij, ai la gjurmë të thella në këtë klub.
Gjatë angazhimit të tij, Drita arriti suksese të rëndësishme, duke u shpallur disa herë kampione e Kosovës dhe fituese e Kupës së Kosovës pas vitit 1999.
Kontributi i tij në zhvillimin e portierëve dhe në sukseset e klubit mbetet i çmuar dhe i paharruar.

