Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Gjilan, derisa një veturë e tipit “Vw Polo” është vet-aksidentuar, raporton “Radio Star”.
“Radio Star” mëson se për fat të mirë nuk ka persona të lënduar që ndodheshin në veturë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës që e ka evakouar zonën ku ndodhi aksidenti.
Policia e Kosovës ka apeluar tek vozitësit që të kenë kujdes gjatë rrugës.