Një aksident trafiku ka ndodhur këtë mëngjes në rrethin e Spitalit në Gjilan, ku janë përfshirë dy vetura.
Sipas informacioneve të para, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës.
Aksidenti ka shkaktuar ngadalësim të qarkullimit në këtë pjesë të qytetit. Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit ende nuk dihen./Radio Star/

