Një person ka ndërruar jetë pasi ishte në traktorin e drejtuar nga një person i cili e ka humbur kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge.
Rasti ka ndodhur dje në Bushincë-Carevc, Novobërdë.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar traktorin e tij ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjeri mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ndërsa i dyshuari është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.