Error
Lajme

Aktvendimi i Kushtetueses, Arianit Sllamniku kërcënon shtetin: “Pushka top ju boftë”

Sllamniku Ai në një postim në Facebook ka kërcënuar institucionet shtetërore duke i paralajmëruar se nga sot vlen kauza “dy duar për një kry”.

Arianit Sllamniku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për hedhjen poshtë të ankesës së tij kundrejt vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat antiCOVID.

Ai në një postim në Facebook ka kërcënuar institucionet shtetërore duke i paralajmëruar se nga sot vlen kauza “dy duar për një kry”.

“Nga ky moment po e paralajmëroj secilin institucion se vlen kauza:”DY DUAR PËR NJË KRY” Pushka top ju boftë!”, shkruan ai në Facebook.

Kujtojmë se Kushtetuesja sot ka hedhur poshtë ankesën e Sllamnikut me arsyetimin se nuk është palë e autorizuar për të kontestuar lëndë në gjykatë.

Kushtetuesja, në një aktvendim të nxjerrë të mërkurën, e vlerësoi të pabazuar ankesën e Sllamnikut kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës “për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, të shpallura në qershor të 2020-s.

Sllamniku, në ankesën e tij, ka kontestuar vendimin e qeverisë që theksonte se, mes tjerash, “se nuk mund të hyjnë në institucione, pa poseduar certifikatën e vaksinimit apo dëshmitë tjera, dhe poashtu theksojnë se qytetarët në përgjithësi kushtëzohen me vendin e tyre të punës me qëllim të marrjes së vaksinës.”

Por, ankesa është cilësuar e pavlefshme për shkak se parashtruesi, në këtë rast Arianit Sllamniku, nuk konsiderohet palë e autorizuar për të kontestuar vendimet e qeverisë.

“Në rrethanat e rastit konkret, Gjykata konstatoi se nuk sheh ndonjë rrethanë apo arsye të vendosë ndryshe nga praktika e saj e gjyqësore në raste të ngjashme, megjithatë rikujtoi se individët kanë të drejtë të kontestojnë vetëm aktet individuale të autoriteteve publike që cenojnë të drejtat e tyre individuale dhe vetëm pas shterimit të të gjitha mjeteve juridike”, thuhet në aktvendimin e Kushtetueses.

“Për pasojë dhe bazuar edhe në sqarimet e dhëna në Aktvendimin e publikuar Gjykata konstatoi se duke marrë parasysh pretendimet e ngritura nga parashtruesit e kërkesës dhe faktet e paraqitura nga ata, kërkesa e parashtruesve të kërkesës duhet të shpallet e papranueshme sepse nuk është dorëzuar nga një palë e autorizuar”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close