Error
Lajme

Kurti: Vetëm dje kemi importuar 2 milionë euro e gjysmë rrymë, kah t’i marrim paratë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për tarifat e reja të energjisë të propozuara nga ZRRE, ka thënë se vetëm gjatë ditës së djeshme Kosova ka importuar mbi 2 milionë euro rrymë, shkruan Reporteri.net.

Kurti ka thënë se në pikun e ditës, 240 euro kanë paguar një megavat orë që e kanë importuar.

“Unë po e marr vetëm shembullin e ditës së djeshme kur i kemi pasur në punë tri bllogjet e Kosova A. Ka punuar edhe B1 dhe B2 vazhdon të jetë jashtë funksionit. Totali i gjenerimit të energjisë elektrike me kapacitetet tona ka qenë me fuqinë 727 megavat, konsumi nacional ka qenë 1317 megavat në ora 23;00. Dje importi është mbi 10 gigavat orë, devijimi mbi 400 megavat orë, gjithsej 10 mijë e 487 megavat orë. Ne zakonisht blejmë në pik, 240 euro një megavat orë që e kemi blerë prej bursës, del që dje kemi paguar import 2 milionë e gjysmë euro. Më tregoni qysh ti paguajmë, ku ti marrim dy milionë e gjysmë. Askush nuk dëshiron që energjia të jetë e shtrenjtë, por importi na ka kushtuar 2 milionë e gjysmë. Ju e dini që gjatë vitit termocentrali Kosova A ka 30 ditë riparim, jashtë funksionit”,ka thënë Kurti ndër të tjera.

A i ka pyetur deputetët që diskutojnë se ku duhet ti marrin tërë këtë para, derisa është shprehur se të gjitha diskutimet tjera janë të kota.

“Më tregoni ku t’i marrim paratë, tjerat janë s’po e përdori ndonjë fjalë të papërshtatshme për Kuvend”, u shpreh Kurti.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close