Ansambli ‘Gjilani’ është shpall fitues i çmimit të parë në Festivalin e këngës popullore “N’konak të Rahovecit kënga shqope na bashkon”
Juria profesionale, gjithashtu gjilanasve u ndau çmime edhe për orkestrën më të mire, për solisten më të mirë, Lumturije Shabani si dhe për duetin më të mirë – Elona Sadiku e Lumturije Shabani.
Ansambli u paraqit me një potpuri këngësh nga Qemajl Musliu, Adnan Leka, Afrim Haziri, Nehat Ferati, Eroll Ahmeti, Meti Maloku, Elona Sadiku, Lumturije Shabani, Eronite Qerimi, Finesa Selimi, Dea Shabani dhe Gramos Daku, shoqëruar nga orkestra profesionale, prirë nga Murat Ismajli dhe aranzhimet e profesor Burhan Azizi.
Nehat Ferati, kryetar i ansamblit, thotë se ky festival kultivon vlerat e traditës popullore, duke shpresuar qe institucionet komunale dhe ato qendrore do te gjejnë forma për mbështetje shoqërive dhe artistëve, të cilët punojnë me përkushtim në ruajtjen dhe kultivimin e këtyre vlerave te shenjta.