Seanca Solemne për nder të Ditës së Çlirimit – 15 Qershori
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Gjilanit, vazhduam me seancën solemne ku u nderuan disa personalitete për punën, kontributin dhe sakrificën e tyre ndër vite.
📜 Sabit Uka (post mortum) – për kontributin e jashtëzakonshëm dhe sakrificën për liri
📜 Dr. Arben Bislimi – për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e shëndetësisë dhe përkushtimin e palodhur në shërbim të qytetarëve
📜 Aqif Uka – për kontributin dhe sakrificën për liri në rrugën drejt pavarësisë
📜 Gabi Shaqiri – për kontributin në çlirimin e atdheut
📜 Rexhep Elmazi (post mortum) – një njeri që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e lavdishme të kombit tonë
Me mirënjohje të thellë, nderojmë ata që me vepra lanë gjurmë në rrugën tonë drejt lirisë!