Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vazhduar takimet me qytetarë.
Ai ka qëndruar në lagjen “Dheu i Bardhë” nga ku tha se u pajtuan të ecin përpara me projekte edhe më transformuese.
“E gjithë lagjja “Dheu i Bardhë” është gati për fitoren e madhe që do ta shënojmë në Gjilan. Me kandidatët tanë të listës fituese për Asamble, Shpresa Orana-Sejdiu e Blerim Haziri, bashkëbiseduam me banorët, të cilët me entuziazëm kujtuan punët që i kemi realizuar gjatë këtyre katër viteve qeverisje. U pajtuam BASHKË që të ecim përpara me projekte edhe më transformuese”, shkroi Hyseni.