Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka publikuar pamje nga punimet që po zhvillohen në palestrën sportive “Bashkim Selishta”.
Gjatë një vizite në objekt, Hyseni ka thënë se punimet po zhvillohen me intensitet të lartë dhe se procesi po ecën sipas planit.
Sipas kryetarit të Gjilanit, palestra sportive pritet që shumë shpejt të jetë e gatshme për klubet sportive dhe aktivitetet e tyre.
“Punimet po vazhdojnë me intensitet të lartë. Puna po shkon mirë dhe shumë shpejt klubet tona sportive do ta kenë palestrën e gatshme”, ka deklaruar Hyseni.
Palestra “Bashkim Selishta” është një nga projektet infrastrukturore sportive me rëndësi për qytetin e Gjilanit, duke synuar krijimin e kushteve më të mira për klubet dhe sportistët lokalë.

