Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar sot vizita në institucionet shëndetësore të qytetit, ku është njohur nga afër me kushtet e punës dhe cilësinë e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve.
Hyseni ka vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e stafit mjekësor, duke theksuar se shëndetësia lokale po përparon drejt standardeve moderne.
Statusi i plotë:
Sot vizitova poliklinikën “Unicamed” në Gjilan.
Kjo qendër e re shëndetësore po ofron shërbime bashkëkohore dhe kushte shumë të mira për pacientët, falë një ekipi profesionistësh të përkushtuar.
Gjatë vizitës, u njoftova nga afër me hapësirat e punës, organizimin dhe gamën e shërbimeve që ofron kjo poliklinikë moderne.
#BASHKËpërGjilanin