Error
Lajme

Nagavci: Si punëtore e arsimit lus SBASHK-un që të mos ua mohojë fëmijëve të drejtën për mësim

Komisioni Parlamentar për Arsim është duke diskutuar për grevën, ku në këtë mbledhje po raportojnë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministri i Financave Hekuran Murati.

Ministrja gjatë raportimit të saj ka kërkuar edhe njëherë nga SBASHK-u që të ndërprejnë grevën dhe të fillojnë mësimin.

“Kërkesa e ime e vetmë dhe lutja ime që e kam dhënë në vazhdimësi për SBASHK-un, kryesinë dhe gjithë të tjerët ka qenë që të mos e mohojnë të drejtën e fëmijëve për mësim. Ju kam lutur shumë të hapen shkollat të filloj mësimi dhe të vazhdojmë diskutimin, sepse jemi të interesuar që të përmirësojmë gjithçka që është në fushën e arsimit”, tha ajo.

Teksa fjalimin e saj e përfundoi me lutjen për SBASHK-un, që siç tha ajo, të mos ua mohojnë fëmijëve të drejtën për shkollim.

“Po e përfundoj fjalimin duke ju lutur edhe njëherë si punëtore e arsimit, si një qytetarë e këtij vendi që ndaj brengat me të gjithë familjarët që kanë fëmijët në shkollat publike, sepse sektori privat janë duke punuar, që të mos i mohojnë fëmijëve të drejtën e tyre për shkollim dhe të vazhdojmë e të punojmë bashkë sikurse deri më tani për të përmirësuar pozitën e mësimdhënësve “, shtoi tutje ajo./teve1/

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE
Close