Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa do të takohen edhe një herë me gjasë për herë të fundit për të vendosur për koalicionin.
Merret vesh se takimi Kurti – Mustafa, ku të pranishëm do të jenë edhe zyrtarë të lartë të të dy partive pritet që të fillojë në ora 16:30.
Sot gjatë ditës takimin e kanë konfirmuar të dy liderët. Madje, Isa Mustafa tha se sot duhet që të vendoset përfundimisht nëse do të ketë marrëveshje apo jo.
Në anën tjetër, në një paraqitje para mediave, kreu i LV-së, u tregua optimist kur foli për marrëveshje.GE