Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar vizitë të ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.
Por, Haxhiu s’është ende e sigurt nëse ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, do të pranojnë ta takojnë.
“Nuk mund të them me siguri se do t’i takojë të gjithë, pasi që zoti Thaçi e Veseli kishin refuzuar t’i takonin përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë gjatë një vizite që këta të fundit kishin pasur në Hagë”, ka deklaruar ministrja.
Ajo ka deklaruar se me ish-presidentin Thaçi e ish-kryeparlamentari Veseli kanë probleme politike të pasluftës, derisa ka thënë se asnjëherë s’i ka kritikuar ata për kohën e luftës.
“Me Thaçin e Veselin kemi probleme politike të pasluftës. Tek e fundit ata janë ushtarë të UÇK-së, për çka ne i përkulemi kontributit të ushtarëve të UÇK-së që Kosova sot të jetë e çliruar dhe e pavarur…Asnjëherë nuk i kam kritikuar ata për kohën e luftës. Problemet tona politike nuk më bëjnë që unë të mos bëjë kërkesë për takim me ta”, ka thënë Haxhiu.