Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, në konferencë për media pas takimit me përfaqësues të partive politike, ka njoftuar se zgjedhjet do të mbahen më 7 qershor.
Ajo tha se në takim ishin të ftuara 17 parti politike, ndërkaq 15 prej tyre ishin prezente.
“Ndërsa sot, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, para pak kohësh përfundova takimin me drejtues e përfaqësues të subjekteve politike. Pra, në këtë takim ishin të ftuara 17 parti politike; të pranishme ishin 15 prej tyre. Dëgjova propozimet e partive politike për datën e zgjedhjeve. Pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe rëndësisë së pjesëmarrjes sa më të gjerë të qytetarëve në këtë proces, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbahen më 7 qershor”, tha ajo.

