Deputeti gjilanas, Luan Aliu, sot gjatë seancës së Kuvenditt të Kosovës, ka shprehur shqetësimin e qytetarëve gjilanas për gjendjen e rrugës Gjilan – Prishtinë, e cila si pasojë e vjetërsisë ka probleme të shumta, duke filluar nga hapja e gropave, rrëshqitja e dheut.
Shkrimi i plotë:
🗣️ Sot në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, si shqetësim të qytetarëve ngrita çështjen problematike të rrugës 🛣️ Gjilan – Prishtinë, e cila si pasojë e vjetërsisë ka probleme të shumta, duke filluar nga hapja e gropave, rrëshqitja e dheut, e ku jo më pak rrezik paraqet dhe ura tek liqeni i Badovcit, e cila në jo pak raste shkakton edhe kolona të gjata pritjeje.
Për të gjitha këto pyetje, u informuam nga ana e Ministrit Aliu, e për të cilat shqetësime tash e shumë kohë që i preokupojnë qytetarët, përgjigjet i keni në video! ⬇️