Mesfushori Almir Ajzeraj ka arritur një moment të rëndësishëm në karrierën e tij me FC Dritën, duke regjistruar ndeshjen e 200-të në të gjitha garat zyrtare.
Jubileu u shënua në ndeshjen gjysmëfinale ndaj FC Prishtinës, ku para fillimit të takimit, drejtori gjeneral i klubit, Feti Murseli, e uroi Ajzerajn me një simbolikë të veçantë në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të vazhdueshëm.
Komunikata e plotë:
Almir Ajzeraj arrin 200 ndeshje me ne
Në ndeshjen e parë gjysëmfinale me FC Prishtina Almir Ajzeraj arriti ndeshjen e 200-të me klubin në të gjitha garat.
Drejtori gjeneral i klubit z. Feti Murseli u përkujdes që para ndeshjes ta uroj Ajzeraj me simbolikën e numrit
të ndeshjeve jubilare me klubin.
Edhe shumë ndeshje me ne Almir dhe shumë suksese së bashku.
FC DRITA🤍