Burimet e ALSAT bëjnë të ditur se makina sapo është gjetur e përmbysur dhe rënë në afërsi të kufirit me Kosovën. SIpas disa të dhënave të mëhershme, 2 prej personave mendohet se janë marrë nga aeroporti i Shkupit dhe përgjatë rrugës për në Kosovë, ende pa kaluar kufirin, janë rrëzuar.
Në media, një ditë më parë u raportua për tre personat e raportuar të zhdukur, ndërkohë që familjarët e tyre apelonin për ndihmën e qytetarëve në lokalizimin e tyre.
Sipas njoftimit nga familjarët, bëhej fjalë për Ejup Ternavën, Çenet Ternavën dhe Fatmire Shabanin, të cilët ishin parë për herë të fundit mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:00, në Shkup.
Sipas informacioneve, ata ishin nisur nga aeroporti në drejtim të Kosovës, dhe udhëtonin me një veturë Mercedes GLC me ngjyrë blu, me targa MR-DT 2025.

