Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka shpërndarë vendimin e Qeverisë amerikane për të koordinuar përpjekjet në luftën kundër mashtrimit dhe migrimit ilegal.
Sipas këtij vendimi, të gjithë ata që do të gjenden fajtor për mashtrim me viza, do të përballen me ndalim të përhershëm për të hyrë në SHBA.
Këto politika kufizuese aplikohen edhe për individë dhe qeveritë e huaja të cilët lehtësojnë migrimin ilegal.
“Qeveria e SHBA-së ka nisur një përpjekje të koordinuar ndërinstitucionale për të luftuar mashtrimin dhe për t’i dhënë fund migrimit të paligjshëm. Ata që shpallen fajtorë për mashtrim me viza do të përballen me ndalime të përhershme për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Politikat e reja të kufizimit të vizave zbatohen për individët dhe qeveritë e huaja që lehtësojnë migrimin e paligjshëm”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.